Shoferi i “Porsche” në aksidentin e djeshëm: Autobusi më ngriti në ajër dhe më shtyu drejt pemës

Date:

- Advertisement -

Shoferi i mjetit tip “Porsche”, që u dëmtua më së shumti në aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku u përfshi autobusi dhe nëntë mjete të tjera, ka folur së fundmi dhe ka treguar gjithë përjetimin e tij në momentin e aksidentit. Ai tregon se në momentin e parë ka përplasur një vajzë, por fatmirësisht pa pasojë për të renë.

Kaljon Aleksi shprehet se është ndjerë keq për faktin që të gjithë e akuzuan para se të dilte videoja se ai ishte shkaktari i aksidentit. Në lidhje me shkakun e aksidentit, ai shprehet se në këtë rast nuk ka asnjë fajtor, pasi shoferit të autobusit i ka rënë të fikët. Këtë konstatim ai e bën duke krahasuar sëmundjen e shoferit të autobusit me atë të babait të tij, që nuk jeton më.

“Jam mirë nuk kam dëmtim, vetëm shembje dhe traumë. Ka qenë ora 10:30, unë isha nisur për në aeroportin e Rinasit. Isha vetëm në makinë, ndjeva një goditje të madhe që erdhi nga pas dhe nuk e kuptova çfarë ishte. Pjesa e pasme e makinës u ngrit në ajër dhe më shtyu drejt pemës dhe stacionit të autobusit.

Instiktivisht kam shkelur frenat, por ishte e pamundur. Frenova që të mos godisja stacionin, kthej kokën pas për të parë çfarë ndodhi. Kur kthej kokën pas goditjes së parë, shoh xhamin e përparmë të autobusit, që më godet makinën dhe më pas aty nuk mbaj mend, sepse u godita edhe nga para. Kur dola nga makina, telefonova vëllanë tim dhe po prisja se isha në gjendje shoku.

Makina është pak e lartë dhe për fat nuk e futi poshtë vajzën, por e ngriti në ajër dhe e shtyu më andej, se po të ishte diçka më e ulët mund ta kishte përplasur mbi xhamin e përparmë apo mund ta fuste poshtë makinës. Ajo vrapoi dhe e kam parë nga videot. Në momentin që vajza ka dalë nga stacioni i autobusit unë kam kthyer kokën pas, sepse mendova se mbaroi me aq.

Pasi pashë videot që dolën ishte e qartë ajo që ndodhi. Përveç dëmeve materiale, pjesa më e rëndë ishte pjesa e akuzimit publik, pasi u tha se ‘Porsche’ ka shkaktuar aksidentin. Ajo ishte pjesa më e rëndë, mallkimet, shfryrjet publike, vetëm për faktin pse ishte ajo makinë. Këto lloj aksidentesh ndodhin kudo, nuk është faji as i autobusit, as i bashkisë, as i shoferit.

U fol se shoferi ishte me diabet, unë e njoh shumë mirë atë sëmundje, sepse në të tillë sëmundje më ka vuajtur babai, i cili nuk jeton më prej 5 vitesh. Njeriu kalon në gjendje të fikëti dhe nuk është më i përgjegjshme se çfarë ndodh më pas. Ishte thjesht një fatkeqësi. Shkaktari i aksidentit ishte humbja e ndjenjave të shoferit autobusit, besoj edhe nga ato që janë thënë”, u shpreh më tej ai.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...