Barcelonës i duhej një fitore sot për të shlyer gabimin në humbjen ndaj Almerias, por edhe për të ruajtur epërsinë ndaj Real Madridit të vendit të dytë. Barcelona e nisi mirë ndeshjen e sotme kundër Valencias dhe arriti të kalojë në epërsi 1-0 që në minutën e 15-të.
Sergio Busquets bëri një asistim të shkëlqyeshëm për Raphinha-n, i cili u fut pas mbrojtjes së Valencias dhe arriti të shënonte. Në fillim të pjesës së dytë, Barcelona mund të dyfishonte avantazhin kur një lojtar i Valencias preku topin me me dorë dhe gjyqtari me të drejtë tregoi penalltinë.
Por më pas ne pamë skena të pabesueshme në Camp Nou. Ferran Torres mori topin, por Ansu Fati ishte ai që donte të ekzekutonte penalltinë. Megjithatë, Torres nuk donte t’i jepte topin, madje e largoi, duke e marrë përsipër ekzekutimin që në fund rezultoi i gabuar. /Sport Ekspres/
I know I've been talking trash about Ansu Fati, but Ferran torres should have given him the penalty to boost his confidence. Just made me hate ferran even more pic.twitter.com/JECfyRoHPR
— Kevessi (@Somebody_Asked) March 5, 2023