Publikohet foto e makinës “Ford Focus”, brenda së cilës janë gjetur pesë persona të ekzekutuar, dhe një tjetër trup i pajetë është gjetur jashtë.
Disa media greke raportojnë se viktimat janë të gjithë shqiptarë, ndërsa disa raportojnë për persona të huaj, por kombësia nuk dihet.
Gjashtë personat janë ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane, në një lagje të Athinës në rrugën Arafinos, pranë kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemida.
Dyshohet se ata janë ndjekur nga një makinë me targa të falsifikuara shqiptare dhe janë ekzekutuar të gjithë nga e njëjta armë, pistoletë 9mm.