Ka filluar përçarje në familjen ballkanike”! Polemika Kosovë-Shqipëri bëjnë jehonë ndërkombëtare, kthehemi në “gazin e botës”

Date:

- Advertisement -

Lufta brenda llojit është padyshim ajo më e ashpra, me fuqi shkatërruese. E shqiptarët dinë më së miri që ta bëjnë këtë luftë, duke u marrë shpesh me njëri-tjetrin. Në Kosovë ka nisur një diskutim i madh prej disa ditësh me figura të shquara në televizion, këngëtar dhe zyrtarë të FFK që i kërkojnë Shqipërisë që të mos marrin më lojtarë të tyre, duke bërë ndasi.

E gjitha kjo situatë është pasqyruar edhe në një prej mediave polake, Weslo, e cila ka shkruar një artikull me titullin: “Kosova ndan, Kosova bashkon”. Në këtë artikull shpjegohet lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa ndër të tjera, flitet edhe për situatën e fundit.

“Në Prishtinë mburren se akademitë e tyre janë më të mira se të Shqipërisë, por në të njëjtën kohë nënvizojnë se te Shqipëria nuk luajnë drejtë. Thirrjet për lojtarët që kanë qenë pjesë e Kosovës quhen si shuplakë, Daku dhe Muja. Kjo çështje ka filluar të përçajë familjen ballkanike. Megjithatë këto çarje harrohen lehtë kur ka një kauzë të përbashkët, Shqipëria dhe Kosova u bashkuan prapë pas asaj që ndodhi në Rumani”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...