Lojtari brazilian në elitën e Hungarisë parashikon befasinë në Gjermani: Shqipëria mund të kalojë edhe fazën e grupeve në Europian

Date:

- Advertisement -

Emisioni Koha Shtesë është tashmë ndërkombëtar, me intervista jo vetëm me lojtarë të Shqipërisë, por edhe me lojtarë dhe gazetarë të huaj sa i përket temës dhe profilit tonë kryesor, Kombëtares. Këtë herë kemi zgjedhur që të intervistojmë lojtarin e Kecskemeti, që ndodhet në elitën e Hungarisë, Matheus Leoni. Braziliani ka luajtur më parë në të njëjtin ekip me Jasir Asanin, Kisvardën, ka pasur si kundërshtar dhe ka luajtur kundër Ylber Ramadanit dhe sigurisht ka një lidhje për shkakun e origjinës së tij me trajnerin Silvinjo.

“Nuk kam luajtur me ose kundër ndonjë lojtari me këmbën e majtë më të mirë se Jasir Asani. Ndoshta ka pasur disa që kanë qenë afër nivelit të Asanit, por më mirë se këmba e majtë e Asanit jo, po ju tregoj të vërtetën. Asani është lojtari me këmbën e majtë më të mirë që unë kam parë në jetën time. Për mua nuk është rastësi që Asani po paraqitet kështu me Shqipërinë. Kur ishte te Kisvarda, Asani gjithmonë pas stërvitjes me ekipin, stërvitej edhe individualisht. Godiste vazhdimisht drejt portës, provonte goditjet e dënimit dhe gjuajtjet nga larg, pra nuk është rastësi që tani është kthyer në këmbën e majtë më të mirë në Europë. Unë e thërras gjithmonë Asaninho dhe jo Asani. Për mua është më shumë si një lojtar nga Brazili. Jo vetëm për cilësitë, por është pak a shumë si ne brazilianët nga emocionet që ka, nga ambiciet dhe stili i lojës, do driblimin, lojën një kundër një dhe finalizimin. Prandaj e thërras Asaninho.

Mediat në Brazil po bëjnë shumë shkrime për Shqipërinë tani, sigurisht për shkakun e Silvinjos. Unë ndjek çdo ndeshje të Shqipërisë për shkakun e Asanit dhe Silvinjos, dhe të Ramadanit. Shqipëria bëri zgjedhje të mirë me Silvinjon, bëri mirë që i besoi. Nga ana tjetër Silvinjo është një trajner i ri që duhet t’i thotë “FALEMINDERIT” Shqipërisë që i hapi derën. Është një trajner i ri, inteligjent, që flet shumë gjuhë, por duhet t’i thotë “FALEMINDERIT” Shqipërisë sepse është ende një trajner i ri, ka ende gjëra për të përmirësuar, pavarësisht se po rritet së bashku me Shqipërinë tani. Shqipëria dhe Silvinjo duhet të vazhdojnë edhe për shumë vite bashkë. Për mua Shqipëria është 100% e kualifikuar në Europian dhe unë mendoj se i ka shanset për të kërkuar edhe daljen nga faza e grupeve. Futbolli sot ka ndryshuar, nëse ke një ekip kompakt, solid dhe pse jo me cilësi të mira individuale, mund të ëndërrosh shumë. Për këtë arsye mendoj se Shqipëria mund të dalë nga grupet”, tha Leoni. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...