Vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo ka ndërruar jetë në moshë të re. Mësohet se Evanthia Tavo. 24 vjeç, ka humbur jetën, pas një aksidenti të ndodhur në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-deputeti.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time.
Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.
Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër.
Vangjel Tavo” – shkruan ish-deputeti.