Interi i “çmendur” kalon nga 3-0 në 3-3 ndaj Benfikës, vendi i parë në grup diskutohet në ndeshjen e fundit

Date:

- Advertisement -

Interi ka siguruar një barazim të pabesueshëm me shifrat 3-3 ndaj Benfikës sot në transfertë, pasi kishte mbyllur me humbje 3-0 pjesën e parë. Zikaltërit kanë dhuruar një ndeshje me dy fytyra, por në fund siguruan një pikë që i mban në kreun e grupit me pikë të njëjta me Real Sociedad, me të cilin do të luajë ndeshjen e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes së sotme ishte plotësisht për Benfikën, e cila përfitoi nga pasaktësitë e formacionit të “sajuar” nga Inzagi për të shënuar 3 herë me anë të ish-it Zhoao Mario. Por pjesa e dytë dhuroi një tablo tërësisht të ndryshme me zikaltrit agresivë të cilët kërkuan dhe gjetën shpejt golat me Arnautoviç dhe Fratesin. Turam i sapofutur në fushë siguroi penalltinë nga erdhi goli i 3-3 me Sançez, duke bërë që minutat e fundit të ishin më të ndezura.

Vendasit mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Antonio Silva dhe Interi kërkoi me ngulm edhe golin e fitores, por nuk ia doli, i ndalur në shtesë edhe nga shtylla. Gjithsesi, barazimi përfundimtar 3-3 ndihmon zikaltrit pasi edhe ndeshja tjetër u mbyll në barazim dhe kështu ndan përsëri vendin e parë me Real Sociedadin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related