A u përdor “SNAJPER” në ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë?

Date:

- Advertisement -

Policia nuk ka ende një pistë hetimi mbi vrasjen e biznesmenit, Eduart Reçi.

Kjo pasi 52-vjeçari nuk rezulton të ketë precedentë penalë.

Biznesmeni në Tiranë u vr* me plumb në kokë, reagojnë familjarët!

Policia dyshon se ka pasur vetëm një të shtënë që e ka kapur Reçin në kokë, duke kaluar tejpërtej.

Nga kamerat dëgjohet vetëm një e shtënë dhe momenti kur 52-vjeçari nga Dibra bie në tokë dhe nuk ka persona të tjerë afër duke shtuar dyshimet e policisë se është qëlluar nga distanca.

Fakti që ekzekutimi është kryer me një saktësi të tillë ngre dyshime se Reçi mund të jetë ekzekutuar me armë zjarri të pajisura me dylbi.

Dyshohet se autorët e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjeçari ka dalë jashtë pallatit dhe ka qenë i vetëm.

Nga ana tjetër, familjarët e viktimës mësohet se janë shprehur se ai nuk ka pasur probleme.

Eduart Reçi nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë, pasi predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej, teksa u dërgua te Spitali i Traumës.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën ‘Faik Konica’.

52-vjeçari ishte pronar i kompanisë ELGM, dikur ka punuar si drejtor edhe në SHISH.

Burimi i lajmit: VOXNEWS.AL

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rey Manaj ndryshon ekip në Turqi: Trabzonspor i vendosur për të rrëmbyer yllin shqiptar!

Rey Manaj mbetet në Turqi, por ndryshon skuadër Rey Manaj,...

Fejohet Dua Lipa/ Propozim nga i dashuri britanik në natën e Krishtlindjes

Dua Lipa është fejuar! I dashuri i saj, Callum...

Enada Hoxha rrëfen mes lotësh se ka ende ka ndjenja për Gerdin

Martesa e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, përfundoi pak...