Arrestimi i Ilir Metës mesditën e sotme në autostradën Durrës – Tiranë ka ngjallur mjaft reagime në vend. Presidenti i Partisë së Lirisë u vu në pranga me urdhër të SPAK, ndërsa pritet një njoftim nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Për këtë ngjarje që tanimë është kryefjalë e çdo media, kanë reaguar gazetarë të njohur si Blendi Fevziu, Enton Abilekaj dhe Bledian Koka.
Të tre shprehen njëzëri se mënyra e zhvillimit të operacionit ishte e gabuar nga ana e Operacionales dhe agjentëve të BKH-së. Fillimisht ishte Fevziu që shkruante: “A nuk mund të thirrej dhe të arrestohej në SPAK ose në polici?”, ndërsa mandej në Facebook-un e vet, Abilekaj i cilëson si pamje të turpshme ato që tregojnë momentin e arrestimit të Metës.
Gjithashtu edhe Bledian Koka qëndron në të njëjtën linjë, teksa në rrjetet sociale shprehej: “Të arrestosh ish presidentin e Republikës në mes të ditës, në mes të autostradës Tiranë – Durrës, si të jetë një kriminel që sapo ka kryer një vrasje është skandaloze”.
REAGIMET E GAZETARËVE
Blendi Fevziu
A duhet te arrestohej patjeter ish Presidenti i Republikes ne mes te rruges? A nuk mund te thirrej dhe te arrestohej ne SPAK ose ne polici?
Ai do pergjigjet per akuzen, por nuk besoj se donte te ikte!
Enton Abilekaj
Pamjet e turpshme te nxjerrjes se Ilir Metes me dhune nga makina, jane turp per nje Shtet qe ka sadopak standarte minimale. Vetem 2 vjet pasi ka ikur nga President, policet me maska e nxjerrin me dhune nga makina per t’i vene prangat ne mes te rruges. Keto jane pamje qe mund te gezojne vetem ata qe duan te hakmerren ndaj tij.
Nje qytetar, qofte kryeminister, Minister i Brendshem, Drejtues i SPAK, prokuror, polic, apo çfaredo, do te donte qe çdo zyrtar apo ish -zyrtar i larte te jape llogari, te denohet dhe te burgoset nese eshte fajtor, por nuk do pranonte kurre te shikonte nje zyrtar apo ish – te larte, qe ne nje dite normale pune te terhiqej zvarre ne mes te rruges, sikur te kete kryer vrasje ne flagrance dhe po iken t’ i shpetoje policise.
Hetimi per Ilir Meten kishte vite qe kishte filluar dhe ai ishte aty, shkoi disa here ne SPAK, nuk tentoi te arratisej. Mund te ndiqej ne gjendje te lire, mund edhe t’i ndalohet liria siç ndodhi, nese prokurori e shikon te arsyeshme, por dhuna ne mes te dites eshte turp per nje Shtet. Vetem ne shtete policore ndodhin keto, vetem ne shtete policore forcat e rendit perfshihen ne dhune te pajustifikuar ndaj figurave te papelqyera nga lideri absolut.
Kjo menyre trajtimi ngre dyshime per nje proces te paragjykuar.
Bledian Koka
Buke, cirk dhe pranga!
Sot regjimi e rriti me tej dozen! Arrestimet ne Durres dhe nje deputeti pjese e te njejtes liste ne te cilen eshte Edi Rama kerkonte pergjigje! Populli duhet hutuar dhe trembur me mekanizmin e Nuri Beut per te zhurmuar turperimin publik te Nuriut te Surrelit! Sot nuk eshte e thjeshte te penetrosh ne subkoshiencen e opinionit publik! Ilir Meta e dinte fare mire per cfare akuzohej, e di fare se me ke po perballet! Arratisja e tij do te ishte gjeja me e thjeshte, por fakti qe nuk e beri asnje moment kete dhe u perball cdo dite me presionin e perditshem te te gjithe sharlataneve publik e juridik te Edi Rames tregon shume per raportin e tij me akuzat qe i jane ngritur! Te arrestosh ish Presidentin e Republikes ne mes te dites, ne mes te autostrades Tirane-Durres si te jete nje kriminel qe sapo ka kryer nje vrasje eshte skandaloze! Arrestimi i ish Presidentit te Republikes ne memorien e pasheruar te nje popull te ushqyer me gjyqe popullore eshte sot nje gosti ekzemplare!
p.s…nje popull eshte ajo qe ha dhe koha tregoi se bari nuk eshte nje ushqim i shendetshem, as per organizmin e aq me pak per demokracine!