Azgan…, Zoti para”/ Momenti kur vrasësi i policit futet nga familjarët në makinë, 23-vjeçari buzëqesh

Date:

- Advertisement -

Azgan Mërnica 23 vjeç futet në makinën private të familjarëve të tij dhe niset drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për t’u dorëzuar.

Në video dëgjohen zërat e familjarëve të tij, teksa 23-vjeçari futet në makinë për të shkuar në ambientet e policisë.

Ai është bindur nga familjarët që të dorëzohet, ndërsa në video dëgjohet një grua që i thotë: “Azgannn… Zoti para, hajt rruga e mbarë”.

23-vjeçari shihet duke qeshur dhe tepër i qetë.

“Dorëzohu ose do të të eliminojmë”/ RENEA e paralajmëroi, dalin detajet si u arrestua vrasësi i policit në Fier
Azgan Mërnica ishte lokalizuar në një banesë në fshatin Dërmenas dhe forcat RENEA kishin kërkuar që të vetëdorëzohej. Për këtë të fundit negociuan babai dhe daja i 23-vjeçarit.

RENEA iu kishte lënë afat për vetëdorëzimin dhe në rast të kundërt do të ndërhynin, edhe duke e neutralizuar fizikisht nëse do të kishte kundërpërgjigje.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....