Ballist Morina i bën dhuratë fanellën e Asanit, familjes së Afrim Bunjakut

Date:

- Advertisement -

Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, njeriu i ndeshjes, Jasir Asani, autor i një goli dhe një asist, i dhuroi fanellën Ballist Morinës, tifozit që në vitin 2014, ngriti dronin në mes të Beogradit.

Mirëpo, Ballist Morina, duket se fanellën nuk e ka dashur për veten e tij. Së fundmi ai ka njoftuar se atë ia ka dhuruar familjes së Afrim Bunjakut, policit hero, i cili ra në detyrë gjatë një përplasje me armë me terroristë serbë në Kosovë.

Në stadium, mijëra tifozë brohoritën emrin e Afrim Bunjakut.

Shqipëria fitoi me rezultatin 3-0 me Çekinë, çka na je shumë shpresë për kualifikimin për në Europian.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related