“Çdo fjalë për Laertin është e vërtetë”, Gent Bejko shpërthen me akuza ndaj aktorit: Pseudopatriot, ti e di mirë çfarë ke bërë

Date:

- Advertisement -

Aktori Gent Bejko ka reaguar ashpër pas debatit të fortë mes Gert Ferrës dhe Laert Vasili në “Big Brother VIP”. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka mbështetur deklaratat e Ferrës, duke e quajtur Vasilin “pseudopatriot” dhe duke bërë disa akuza të forta ndaj tij.

“Ato që po i thotë Gert Ferra këtij Laertit janë të gjitha të vërteta. Edhe pse e kanë zbuar nga Greqia, edhe pse ka ngrënë dru edhe atë tentativën për heqje nga puna. Që ta dini ju çfarë rruspie është ky pseudopatrioti. Edhe le të më kundërshtoj mua ky “bythka” që na kafshonte balerinët te Dance with Me, po të dojë. Kaq kisha,” shkroi Bejko.

Ai gjithashtu bëri të qartë se nuk dëshiron debate në profilin e tij dhe paralajmëroi se do të bllokojë komentet për të shmangur përplasjet mes ndjekësve.

“Komentet po i bëj block se nuk dua as të ziheni e as të shaheni te muri im. Për më tepër, komente karshi meje mund të bëjnë ata/ato që më njohin, jo ata që kujtojnë se më njohin. Muri im, rregullat e mia. Ju faleminderit për mirëkuptimin,” përfundoi ai.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....