Mirëmëngjes nga Angelo & Esmeralda, një çift i këndshëm me banim në New York të cilët kanë bërë thirrje për ruajtje të traditave shqiptare.
Angelo është nga Dibra dhe Esmeralda nga Përmeti por ata kanë vendoaur të pozojnë me veshje tradicionale të Gjirokastrës duke e cilësuar privilegj dhe krenari.
“Ku ka më mirë se sa një djalë nga Dibra edhe një vajzë nga Përmeti të vishen me veshjet tradicionale të Gjirokastrës. Është privilegj edhe krenari.
Traditat edhe kultura jonë kombëtare janë dhuratat më të çmuara që ne kemi trashgimni nga të parët tanë.
Ne jetojm në NYC por mëndoj se veshjet tona duhen ruajtur me krenari edhe kjo është një nga dëshirat e mia që të bëj të rinjtë që të duan veshjet tona kombëtare!”,-shkruan Angelo.