Dikur linte Patrick Evra dhe yje të tjerë në vend, “Raketa” tërhiqet zyrtarisht nga Kombëtarja

Date:

- Advertisement -

Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi.

Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, Odiese Roshi i njohur edhe me nofkën “Raketa” nga tifozët, numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe pjesë e saj në finalet e Europianit.

Federata e Futbollit e falënderon Roshin për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistet e tij vendimtar, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë. I urojmë Odise Roshit suksese të mëtejshme në karrierën e tij.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Medon Berisha: Ylli i ri i Kombëtares Shqiptare që sfidon Ramadanin te Leçe

Medon Berisha Kombëtarja shqiptare dhe konkurrenca me Ylber Ramadanin...

VIDEO/ Rocco Vata bën heroin në Angli, por Shqipëria nuk e ka ftuar kurrë

Rocco Vata po i bën një mbyllje fantastike vitit...

VIDEO/ Armando Broja nga zona e Everton te ajo e Manchester City: Ylli më i madh shqiptar?

Armando Broja ka konfirmuar edhe një herë se është...