“E ka marrë ai hovi i punës së re”/ Visjan Ukcenaj “dënon” Albano Bogdon: Nuk e ka bërë nga…

Date:

- Advertisement -

“Albano ka qenë kolegu im gjithë këto vite dhe më vjen keq që e ka bërë këtë gabim”

Aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, ishte dje i ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, në Top Channel, ku foli për karrierën dhe jetën e tij private.

Por jo vetëm kaq, pasi ai u pyet edhe në lidhje me “batutën” maskiliste të shokut dhe kolegut të tij, Albano Bogdo, ndaj Beatrix dhe Alban Ramosajt.

Visjani u shpreh se nuk e mbështet sigurisht dhe e konsideroi cinike abuzimin me fjalën e lirë.

“Albano ka qenë kolegu im gjithë këto vite dhe më vjen keq që e ka bërë këtë gabim. E di që nuk e ka bërë nga keqdashësia. Ndoshta nga entuziazmi. E ka marrë ai hovi i punës së re. Unë nuk e mbështes absolutisht. Asnjëherë nuk duhet të jemi cinik dhe të abuzojmë me lirinë e fjalës. Nga ana ime të isha i afërmi i Trixës do të ndjehesha shumë keq. Albano ka bërë një gabim”, shtoi ai.

Kujtojmë që në hapjen e emisionit të tij të ri disa javë më parë, Albano e cilësoi “Albanin si atë që i ka ** Donaldi motrën në Big Brother VIP 1”.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....