E kritikuan pse raportoi Shqipërinë dhe jo Kosovën, gazetari u kthehet tifozëve: Nuk mbulova Serbinë!

Date:

- Advertisement -

Arlind Sadiku ka reaguar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook” në lidhje me komentet negative që ka marrë nga një pjesë e tifozëve të futbollit. Gazetari shqiptar duket se është kritikuar për faktin se ka zgjedhur të mbulojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë e jo atë mes Andorrës dhe Kosovës. Sadiku ka thyer heshtjen ditën e djeshme, duke u shprehur se nuk arrin ta besojë përse është nxjerrë gjithë ky mllef, inat dhe urrejte, pasi në fund të fundit ishte duke raportuar një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare.

“Një ditë pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Çekisë, po lexoj shumë reagime e ofendime që më paskan bërë njerëzit që s‘kam shku me raportu për Kosovën por për Shqipërinë. Sinqerisht, s’po di a kam shku me mbulu një ndeshje të Serbisë apo të Shqipërisë! E pabesueshme sa shumë mllef, inat, urrejtje e vnerë qenka vjellë. Mos u bëni merak kaq shumë, se nuk ju bën mirë për shnetë. Ju siguroj që do jem gjithmonë në ndeshjet e Kosovës, pavarësisht rezultateve, veç Zoti mundet me m’ndalë. E dua Kosovën, por e dua edhe Shqipërinë. Në anën tjetër po më vjen mirë që qenka vërejtë mungesa ime. Po shihet se më shumë po vërehet mungesa ime, se prezenca e dissave”, ka shkruar Arlind Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...