Elton Ilirjani i ofron ndihmë Parashqevi Simakut: Diva e muzikës shqiptare do të strehohet në zemër të Manhatanit
Sipërmarrësi dhe modeli i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, ka ndërmarrë një nismë humanitare për të ndihmuar Parashqevi Simakun, ikonën e muzikës shqiptare. Pas zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet ’90, këngëtarja duket se ka përfunduar në kushte të vështira, madje edhe e pastrehë.
@albaniaskrapar♬ suono originale – KENGE POPULLORE JUGU 🎙🎹🎵
Në një video të shpërndarë në Instagram Story, Ilirjani tregon dhomën ku do të strehohet diva e muzikës shqiptare.
“Kjo do të jetë dhoma e divës tonë,” – dëgjohet të thotë Ilirjani, duke zbuluar se ambienti ndodhet në zemër të Manhatanit.
Ai ka ndarë gjithashtu një video nga takimi me këngëtaren, duke siguruar ndjekësit se ajo është mirë dhe ka plane të rikthehet në muzikë.
Gjendja e rënduar e Parashqevi Simakut trondit publikun
Ditët e fundit, opinionin publik shqiptar e ka tronditur një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihej Parashqevi Simaku duke pranuar ndihma për të pastrehët. Pamjet e saj, dikur një yll dhe idhull i shqiptarëve në periudhën para rënies së diktaturës, kanë ngjallur trishtim dhe shqetësim për gjendjen e saj shëndetësore dhe emocionale.
Të shumtë janë ata që kanë kërkuar që shteti shqiptar t’i akordojë një pension të posaçëm, si mirënjohje për kontributin e saj në muzikë.
Robert Papa: “Parashqevi Simaku nuk lejohet të takojë djalin e saj”
Në një intervistë për News24, gazetari Robert Papa ka ndarë detaje tronditëse mbi jetën e këngëtares.
“Simaku po përjeton një krizë të rëndë. Nuk ka të drejtë të takojë djalin e saj, të cilin ia kanë marrë me vendim gjykate,” – tha Papa.
Ai shtoi:
“Më vjen keq për ato pamje që pashë në Facebook. Nuk bëhet fjalë vetëm për një ish-këngëtare, por për çdo shqiptar që kalon momente të vështira larg vendit të tij.”
Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje të shumta, ndërsa mbështetja e Elton Ilirjanit është përshëndetur si një akt human dhe solidar.