Galatasaray “likuidon” ekipin e vëllezërve shqiptarë, Braga shtanget në “frymën e fundit”

Date:

- Advertisement -

Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e para të vlefshme për raundin e 3-të të Europa League. Galatasaray fitoi në shtëpi përballë Elfsborg, ndërsa Braga u mposht në stadiumin e saj nga Bodo Glimt.

Galatasaray mori 3 pikë mjaft të mundimshme përballë Elfsborg, ekip ku aktivizohet dy vëllezërit shqiptarë, Besfort dhe Arbër Zeneli. Sfida e zhvilluar në Turqi përfundoi me rezultatin 4-3. Golat për turqit u shënuan nga Icardi, Yilmaz, Akgun dhe një autogol nga Pettersson. Ndërsa për Elfsborg shënuan Hult, Baidoo dhe Larsson.

Në ndeshjen tjetër Braga nuk ia doli në shtëpi përballë Bodo Glimt. Suedezët fituan me rezultatin e ngushtë 1-2. Golin e vetëm për Bragën e shënoi Niakate në minutën e 64-të, teksa 3 minuta më vonë u largua për shkak të një kartoni të kuq. Ndërsa golat për Bodo Glimt u shënuan nga EJven (53’) dhe Nielsen në të 94-tën.

Me këtë fitore, Bodo Glimt shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e dytë. Ndërsa po me 7 pikë, por me golavarazh më të mirë është Galatasaray kryesues.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....