George Clooney dhe Brad Pitt armiq me mafian shqiptare në filmin e fundit

Date:

- Advertisement -

Është publikuar së fundmi trailer-i i filmit më të mirë me yjet e Hollivudit, George Clooney dhe Brad Pitt, i quajtur “Wolfs”.

Sikurse në jetën reale, edhe në film, dy protagonistët janë miq, por prej kohësh nuk punojnë bashkë. Profesioni i tyre: zhdukin çdo provë dhe gjurmë nga një ngjarje kriminale.

Këtë herë ata janë thërritur të dy njëkohësisht për të njëjtën punë, por pasi diçka shkon keq, do t’u duhet të përballen me policinë, por edhe mafian shqiptare. Filmi do të shfaqet për herë të parë të premten në Apple TV+, por që tani është njoftuar se do të ketë një episod të dytë.

Në javët e kaluara, dy yjet e kinematografisë, kanë komentuar shpesh se si kanë marrë ilaçe për dhimbjet e muskujve, pasi nuk janë më të rinj si dikur. Clooney është 63 vjeç, ndërsa Pitt, 60. /a2

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....