Kreativiteti i ushtarëvë ukrainas nuk ka fund. Ditët e sotme ata janë filmuar duke drejtuar një tank , të cilin e kishin kamofluar si një shtëpi.
Në pamje shikohet një mjet lëvizës, i cili është mendohet të jetë një tank, mbi të cilin janë vendosur disa mure kartoni dhe druri duke dhënë iluzionin e një “shtëpie lëvizëse”.
Ndërkohë, Ukraina po planifikon një kundër ofensivë ushtarake në territorin rus. Zëvendësminitrja e mbrojtjes ukraniase, Hanna Mailar ka thënë në se në disa zona të Kievit , forcat ushtarake po kalojnë në “aksione sulmuese”, duke shtuar spekulimet se një kundërofensive është pranë nisjes.
Ne po vazhdojmë mbrojtjen që filloi më 24 shkurt 2022. Operacioni mbrojtës përfshin gjithçka, përfshirë veprimet kundërsulmuese. Prandaj, në disa fusha po kalojmë në veprime sulmuese”, është shprehur Hanna Maliar në Telegram.