Ish-deputetja e PD Grida Duma, bëri ditën e djeshne publikisht një fjalim të ndjerë për deputetin e PD Ervin Salianji. Ky i fundit u dënua të enjten me një vit burg në lidhje me dosjen “Babale”.
Në një moment të vështirë për Salianjin, i cili pritet të fillojë dënimin me burg më 27 Shtator për “kallëzim të rremë”, Grida Duma njoftoi publikisht se ai është “bashkudhëtari” i saj.
“Ervin Salianji është bashkudhëtari im,”-deklaroi ajo, por njëkohësisht nënvizoi se Salianji e ka ndërtuar vetë karrierën e tij politike dhe se identiteti i tij është formuar gjatë viteve falë denoncimeve të forta që ka bërë.
Prej kohësh, dyshime për bashkëjetesën e tyre kanë qarkulluar në media që prej kohës së publikimit të disa teksteve të çiftit në Kuvend, ku ish-deputetja e quante Salianjin “pleh”. Dyshja janë parë së bashku edhe në ambiente publike pas mesazheve të fiksuara në Kuvend. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht.
Salianji do të humbë mandatin e tij të deputetit dhe i ndalohet të kandidojë deri në zgjedhjet e 2029.