“Jam i tmerruar, si mund të ndodhë ky arbitrim në Champions”, trajneri i Benfikës: Dhanë penallti që nuk ishte, dha karton të kuq që nuk ishte

Date:

- Advertisement -

Benfika nuk mundi të mbante dot avantazhin 3-0 e pjesës së parë kundër Interit mbrëmjen e djeshme. Zikaltrit arritën që në fund të dilnin me një barazim 3-3 nga stadium “Da Luz”. Trajneri i Benfikës është i mendimit se ekipi i tij meritonte më tepër, por ka kritikuar ashpër arbitrimin. Shmidti e quajti katastrofë gjykimin e arbitrave.

“Për mendimin tim, lojtarët e mi meritonin ta fitonin këtë ndeshje. Jam i tmerruar nga performanca e arbitrave. E pabesueshme që kjo ishte e mundur në Ligën e Kampionëve. Sot (dje) keni provën që arbitrat nuk po prodhojnë rezultatin e duhur në fushën e lojës. Dhanë një penallti, e cila nuk ishte një penallti. Dhanë një karton të kuq, i cili nuk ishte një karton i kuq. Çdo gjë që mund të bëhej gabim, e bënë gabim. Për mua ishte një katastrofë të jep i sinqertë. Lojtarët e mi meritonin më shumë”, ka thënë Shmidti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related