“Kemi mijëra të infektuar”, mjeku Alimehmeti ngre ALARMIN për ‘Ethet e Nilit!

Date:

- Advertisement -

Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar infektimet në Shqipëri nga ‘Ethet e Nilit’.

Alimehmeti theksoi se qeveria nuk publikon raporte dhe se të gjithë fqinjët në Balllkan kanë raste, mirëpo qeveria nuk i ka transmetuar rastet.

“Ethet e Nilit Perëndimor nuk është dicka e re, është dicka që ne e njohim, transmetohet vetëm nga mushkonjat kështuqë veprimi i parë që duhej të bëhej në të mirë të shëndetit publik është eleminimi i mushkonjave , që në pranverë tek larvat e më pas tek adultët.

Ne këtë si lajm e shohim këtë vit, mirëpo edhe në vitet e tjera ëshët e pamundur mos ketë pasur raste, për sa kohë të gjitha vendet e rajonit përreth nesh raportojnë vit per vit raste. Kur bëhet fjalë për tre humbje jete tashmë nuk mund të themi më që janë 17 apo 30 apo 60 raste që dyshohen.

Vdekshmëria nga kjo sëmundje është e shkallës 0.1%, PRA 1 NË 1000 humb jetën, pra nëse ne kemi 3 humbje jete, atëherë kemi mijëra të infektuar. Pozitive ama është që në 1000 vetë, 800 nuk kanë asnjë simptomë fare, pra janë asimptomatik, e kalojnë krejt lehtë, nga keta 2000 që mbetën, përgjithesisht kanë shenja të lehta, dhimbje barku, dhimbje muskujsh, temperaturë, pra shenja të lehta, jo shume specifike.

Ama nga këto 1000, 10 prej tyre do të shfaqin simptoma të prekjes së sistemit nervor qëndror. Dhe këto janë rastet që flet ministria, dhe të gjithë të tjerët i harron, pra 99% të rasteve i harron.

Menjëherë në zonat ku këto raste janë shfaqur, duhet bërë një dezinfektim i madh i zonës”, tha Alimehmeti per Syri tv.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...