Në ndeshjen e parë të sezonit të ri dhe formatit të ri të Champions League, më saktë në javën e parë të kampionatit, Milani u mposht nga Liverpool me rezultat 3-1 në San Siro. Në fund të ndeshjes doli para mediave sulmuesi i Milanit, Alvaro Morata, i cili ishte edhe lojtari që dha asist te goli i parë i Pulisic.
Morata nuk u përmbajt aspak në fjalët e tij. “Ne filluam mirë, nuk ishte e lehtë kundër një skuadre të madhe si Liverpool. Pësuam dy gola që nuk duhej t’i pranonim dhe më pas gjithçka u prish”, tha Morata dhe vazhdoi me ton të ashpër:
“Duhet të respektojmë disa gjëra, nuk mund të jetë më kështu. Njerëzit vijnë të na shikojnë, paguajnë biletat dhe ne jemi ata që luajmë, çdo ndeshje tjetër duhet të jetë një sfidë, ne nuk mund ta bëjmë këtë më”, tha Morata.