Kombëtarja, sukseset dhe zhgënjimet/ Viti 2024 i Kombëtares dhe 2025 plot sfida dhe pritshmëri të mëdha

Date:

- Advertisement -

Lemë pas një vit të mbushur me ngjarje të mëdha sportive. Kampionati Europian “Gjermani 2024” dhe Lojrat Olimpike “Paris 2024” ishin dy prej kompeticioneve që shënuan sportin botëror. Po ashtu, 2024 ishte një vit me arritje dhe zhgënjime për kombëtaren e Shqipërisë, por edhe me rekorde historikë për sportin dhe sportistët kuqezi.

Pasi bëri një fushatë të shkëlqyer në fazën kualifikuese, Kombëtarja e Shqipërisë mori vendin e parë në grupin e saj, duke lënë pas skuadra si Çekia dhe Polonia, për të siguruar për herë të dytë pjesmarrjen në fazën finale të një Kampionati Europian.
Skuadra kuqezi e drejtuar nga Silvinjo u prezantua në “Gjermani 2024” me shumë pritshmëri, por edhe vetëdijen që fati e kishte dënuar duke e vendosur në një grup ferri bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Skuadra e Silvinjos bëri një paraqitje dinjitoze, por vetëm kaq, pasi i tha lamtuimirë “Euro 2024”, duke u renditur në vendin e fundit të Grupit B, me vetëm 1 pikë, 3 gola të shënuar dhe 5 të pësuar.

Silvinjo dhe stafi i tij duhet të kenë mbajtur shënim, për të përmirësuar gjithçka në vitin e ardhshëm ku e presin sfida të mëdha duke nisur nga eliminatoret e Botërorit 2026, ku do të luajë në një grup të vështirë bashkë me Anglinë dhe Serbinë.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

5 Arsyet Pse Berati është Zgjedhja e Duhur për të Kaluar Festat

Shqipëria ofron destinacione të mrekullueshme për pushimet festive. Berati...

“Ka diçka që nuk shkon”, në Itali paralajmërojnë largimin e Ramadanit: Po e përjashtojnë

Ylber Ramadani kohët e fundit ka humbur vendin e...

Afati i Ri për Deklarimin e të Ardhurave në 2025: Ja Kush Duhet të Bëjë Kujdes

Nga 1 janari 2025, individët me të ardhura bruto...

“Gasperini dhe Mauro kritikojnë arbitrat: 3 gabimet vendimtare në ndeshjen Inter-Atalanta

Interi triumfoi në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ndaj...