Kush e vrau Anila Ruçin? Kjo është shqiptarja që u masakrua në Itali!

Date:

- Advertisement -

Gruaja në foto është pikërisht Anila Ruçi me origjinë nga Elbasani, e cila prej disa vitesh banonte dhe punonte në Itali si kujdestare për të moshuarit.

Ditën që u gjet e vrarë Anila, në banesë me të ishte edhe një 30-vjeçar i identifikuar si Osman Bylyku gjithashtu nga Elbasani.

Edhe ky u gjet i plagosur me thikë dhe tashmë është i ndaluar nga policia italiane si autor i dyshuar, edhe pse ai ka mohuar akuzat dhe ka thënë se u sulmuan me thika nga persona të panjohur.

Osman Bylykun, Anila Ruçi e prezantonte si vëlla, por emisioni Uniko ka mësuar se nuk kishin lidhje gjaku mes tyre. Prej më shumë se 1 viti Anila jetonte në këtë provincë dhe ishte transferuar në këtë fshat të Pavias nëpërmjet ish-bashkëjetuesit të saj i cili është babai Osman Bylykut. Dhe bëhet fjalë për shtetasin Ahmet Bylyku i cili aktualisht ndodhet në Elbasan”.

Sipas avokates së Osman Bylykut, ky i fundit nuk ka patur asnjë marrëdhënie intime me 38-vjeçaren Anila Ruçi.

Theksojmë se në mediat italiane, të cilat kanë raportuar ngjarjen të parat, ka patur pasaktësi në identitetin e 30-vjeçarit duke e identifikuar si Osman Bilyhun, ndërkohë që gjeneralitetet e sakta janë Osman Bylyku.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...