Armando Broja nuk është ende gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë për këtë sezon. Pas dëmtimit të gjatë që e mbajti prej muajsh jashtë, sulmuesi i Kombëtares duhet të presë edhe pak ditë.
VIDEO nga konferenca per shtyp
Në Angli, i janë drejtuar pyetje Poçetinos në lidhje me Brojën, për të cilin vetë presidenti Armand Duka u shpreh se pritet të rikthehet shpejt në fushë. Trajneri i Çelsit, nuk i ka kursyer edhe notat e humorit në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare.
“Armando Broja, shefi i Federatës Shqiptare tha se do të jetë në stol të shtunën”, ishte pyetja e gazetarit
“Kush e tha këtë? Kush është Federata Shqiptare? Presidenti, trajneri? Nuk e kam dëgjuar. Ka respektin tim. Njoh Silvinjon dhe Zabaletën, trajnerët në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë, por jo, jo ende, jo ende”, u shpreh Poçetino.