Kush është “kinezi”, bosi i Call Centerave që dhunoi djalin e ish-deputetit të PD? Sherri në Lundër ekspozon “Fufët e Mamurrasit”

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një kompleks luksoz në zonën e Lundrës në Tiranë.

Kliton Sulçe, 38 vjeç, një emër i njohur në fushën e call-centerave të dyshuar për mashtrime financiare, ka sulmuar me shkop bejsbolli 19-vjeçarin Kristi Fufi, djalin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi.

Sulmi, i cili është regjistruar nga kamerat e sigurisë, zgjati vetëm pak minuta, por i shkaktoi të riut dëmtime serioze në kokë dhe trup.

Megjithëse rasti klasifikohet si “plagosje e rëndë me dashje”, autoritetet vendosën që Kliton Sulçe të hetohet në gjendje të lirë, një vendim që ka ngjallur reagime të forta mbi standardet e drejtësisë, sidomos kur në sfond përfliten lidhje të forta financiare dhe politike.

I njohur me nofkën “Kinezi”, Sulçe ka ndërtuar një perandori të call-centerave në Tiranë, ndaj të cilave janë ngritur disa herë akuza për mashtrim ekonomik. Sipas burimeve nga policia, ai jeton në luks dhe njihet për lidhjet e tij me persona me ndikim në administratë, çka e ka mbrojtur nga ndjekjet penale për skandalet ku është përfshirë.

Zyrtarisht, motivet e përplasjes nuk janë bërë të ditura, por grupi hetimor po shqyrton edhe mundësinë e një konflikti që lidhet me borxhe. Kristi Fufi është pjesë e një familjeje të skeduar nga partnerët ndërkombëtarë si pjesë e rrjeteve të trafikut të kokainës në Britani dhe Europën Perëndimore.

Në dokumentet operative përmenden gjithashtu aktivitetet e mundshme të fajdeve dhe investimeve në ndërtim, të cilat dyshohet se lidhen me anëtarë të familjes Fufi. Nuk përjashtohet që shkaku i përplasjes të ketë rrënjë në çështje financiare mes rrethit të ngushtë të të dy palëve, megjithatë hetimet janë në vijim.

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore mbi dëmtimet e të riut do të jenë vendimtare për klasifikimin përfundimtar të çështjes. Nëse konfirmohet një lidhje e aktiviteteve të paligjshme financiare mes Sulçes dhe familjes Fufi, dosja mund të kalojë në kompetencë të SPAK.

Aktualisht, Kristi Fufi ndodhet në spital, ndërsa Kliton Sulçe vazhdon të jetë i lirë, pavarësisht pamjeve të qarta që dokumentojnë aktin e dhunës.

Burimi i lajmit: https://joq-albania.com/artikull/1270646.html

- Advertisement -

The most read

Read more
Related

Tregimi emocionues i Ermal Metës: Kam adoptuar 2 vajza në Shqipëri

Në një rrëfim të rrallë dhe plot emocione, Ermal...

“Ky mund të ketë qenë tërmeti i madh që pritej në Stamboll”, ekspertët: Rreziku tashmë ka rënë ndjeshëm

Pas tërmetit me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin, ekspertët...

Igli Tare e “piketon” në rast zyrtarizimi te Milani, futbollisti i Kombëtares mund të vishet kuqezi

Igli Tare e ka dëshmuar që futbollistët shqiptarë kanë...