Kristi Aliaj dhe Keisi Medini kanë shprehur haptazi pëlqimin ndaj njëri-tjetrit dhe janë parë në disa momente intime në Big Brother VIP Albania.
Pas kësaj, ka pasur shpërthime në rrjet duke aluduar për një lidhje që Kristi e kishte lënë jashtë.
Kjo u dëshmua më shumë me reagimin që bëri e dashura e përfolur e Kristit, e cila ka publikuar bisedën e fundit me të të realizuar më 24 dhjetor në nisjen e Big Brother VIP, Albania.
Për raportin mes Kristit dhe Keisit, ka reaguar edhe këngëtari Sabiani, i cili siç duket nuk është dakord me raportin që vajza e tij ka krijuar brenda shtëpisë së famshme.
“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj. Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin për show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi nuk mund të dali një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda, e të luaj disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vetë”-shkruan Sabiani në një postim në instagramin e tij.