Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Luiz Ejlli është duke shijuar famën e jashtëzakonshme që mori teksa qëndroi në izolim për 133 ditë. Ai ka qenë në një prej club-eve më të njohura të Tiranës, ku ka performuar në skenë së bashku me Noizyn ku me shumë mundësi do të sjellin së shpejti edhe duetin e tyre të parë.
Në krah të tij ka qenë edhe Kiara, me të cilën janë parë të afërt përgjatë gjithë kohës duke mos u ndarë nga krahët e njëri-tjetrit.Ai i ka kënduar partneres së tij dedikimin “Me ty” që krijoi për të brenda shtëpisë së Big Brother.
Fituesi i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është duke shijuar famën që ai mori gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV.
Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka pasur koncertin e tij të parë së bashku me reperin e njohur Noizy.
Teksa ka qenë duke kënduar këngën që i dedikoi Kiarës, Luizi ka ngjtur në skenë bashkëshorten e tij, ndërsa nuk kanë munguar duartrokitjet e publikut të cilë brohorisnin emrin e moderatores.