Lutfi Dervishi zbulon pse janë të rrezikshme termuset në plazh?!

Date:

- Advertisement -

Dikush mund të gjykojë se turistët nëpër botë marrin ujë, verë dhe ushqime të shpejta në çadër dhe nuk ka asnjë arsye që termusi të shpallet armiku publik numër një.

Por përtej tyre, duhet t’i themi e pranojmë se ka plot arsye bindëse që justifikojnë ndalimin e termusit në plazh.

1.Siguria Kombëtare

Termusi mund të përdoret për transportin e lëngjeve të rrezikshme… si çaj apo kafe. Imagjino një plazh plot me njerëz të energjizuar nga kafeina.

2. Ruajtja e Traditave

Termusët janë një shpikje perëndimore që nuk kanë lidhje me traditën tonë me gjym, broke apo sofër.

3. Ndihmojmë biznesin dhe konsumatorin

Me ndalimin e termusëve, kioskat në plazh shesin më shumë lëngje me çmime të kripura! Duke e blerë një shishe ujë sa një shishe me mjaltë, pushuesi ndërgjegjësohet si për dobinë e mjaltit ashtu edhe për mrekullinë e ujit.

4. Ekologjia Plazhit

Plastikë? Pse jo?.Kanaçe birre? Patjetër. Termus? JO! Termusi është thjesht një horror ekologjik që duhet ndaluar.

5. Shëndeti mbi të gjitha

Termusët mund të mbajnë lëngje të ftohta apo të nxehta për orë të tëra. Nëse dikush e harron një termus pa hapur për një kohë të gjatë, ai mund të kthehet në një burim bakteriesh të rrezikshme, që mund të shpërndahen në të gjithë plazhin. Ndaj, ndalimi i termuseve është një masë parandaluese për shëndetin publik.

6. Estetika

Imagjinoni rërën e bardhë dhe detin e kaltër, ndërsa në mes të këtij peizazhi të mrekullueshëm ndodhet një termus plastik. Sado i bukur të duket ai, prish harmoninë vizuale dhe estetikën natyrore të plazhit.

7. Luftojmë kopracinë

Duke mbajtur termus, pushuesi priret të shpenzojë me pak para. Paraja është burim i se keqes, ajo dihet që sjell lakmi, zili, xhelozi! Sa më pak para aq më shumë shijon gjërat që ke falas si psh futjen në det!

Ndërkohë që mund të ketë njerëz të nervozuar nga ky kufizim, duhet kuptuar që çdo gjë bëhet për të mirën e tyre në veçanti dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Pushteti lokal pritet të bëj një propozim që perdorimi i termusit në plazhe të konsiderohet veper penale.

Në këtë mënyrë tabelat që shkruajne “ndalohet termusi” do të kenë edhe një bazë të fortë ligjore nga pas!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...