Personi që shihni në foto është i riu që mbrëmjen e sotme ka grabitur një dyqan “Vodafone” në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë
I riu që ende nuk është identifikuar, i veshur me xhinse, bluzë të kuqe dhe kapele në dyqan rreth orës 20:35. Më pas ai ka futur dorën në brez për të nxjerr pistoletën dhe i ka marrë shitëses së dyqanit xhiron ditore në vlerën rreth 400 mijë lekë të vjetra.
Pas kësaj ai është larguar me shpejtësi dhe policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Për këtë rast mund të themi se hajduti ka vjedhur hajdutët, pasi Vodafone çdo ditë e më shumë zhvat dhe vjedh shqiptarët nëpërmjet shërbimeve që ofron.