“Më shumë grintë se Igli Tare dhe Bogdani”! Eno Skarço flet për Dakun: Është si një bishë e lëshuar nga kafazi që do të kafshojë këdo i del përpara

Date:

- Advertisement -

Shqipëria po vazhdon që të marrë rezultate fantastike nën drejtimin e Silvinjos. Kuqezinjtë ia kanë dalë edhe kundër çekëve, me shifrat 3-0. Kështu Kombëtarja jonë po shkon e sigurt drejt kualifikimit në Europianin e Gjermanisë. “Koha Shtesë”, programi i ri i Sport Ekspres ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur shqiptar, Eno Skarço, për të bërë një analizë rreth Kombëtares. (Shiko videon më poshtë për të parë intervistën e plot në video)

“Mirlind Daku më ka befasuar, askush nuk e shtyn dot, nuk e ndalon dot. Më kujtohet kur ishte te Kukësi, i kishte parametrat, por nuk ngjan fare me lojtarin që është sot. Nuk e besonte njeri se do të arrinte në këto nivele kaq shpejt. Është sulmuesi i së ardhmes, kjo skemë e Silvinjos funksionon më së miri me Dakun si qendër sulmues. Si Tare dhe Bogdani nuk e kanë pasur grintën e Dakut, Daku është si një bishë e lëshuar nga kafazi që do të kafshojë këdo që gjen përpara. Më pëlqen shumë mënyra sesi luani ai, mbrojtësit rivalë kanë frikë t’i qëndrojnë afër”, tha Skarço. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....