“Më vrau vajzën dhe iku”, SHQIPTARI përplasi për vdekje 21-vjeçaren GREKE

Date:

- Advertisement -

Vdekja e 21-vjeçares greke, Ema, e cila u përplas me makinë nga një shofer shqiptar, vijon të jetë nën hetim nga autoritetet.

Ngjarja ndodhi nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa sot është zhvilluar edhe gjyqi mbi ngjarjen.

E ëma e vajzës ka kërkuar drejtësi për ngjarjen, dhe dënim maksimal për 27-vjeçarin shqiptar, ndërsa shton se ai ishte në Greqi në mënyrë ilegale dhe pa dokumentacionet përkatëse.

“Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët”, tha nëna e viktimës, duke iu referuar 27-vjeçarit shqiptar, duke përmendur nga ana tjetër se shoferi nuk kishte patentë.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se kanë parë një “shpejtësi marramendëse” me të cilën lëvizte mjeti dhe një “zhurmë të frikshme”.

“Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës./Lifo.gr

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related