Medalje ari në Serbi, 11-vjeçarja nga Lushnja që stërvitet 6 orë në ditë: Dua të bëhem kampione bote në karate

Date:

- Advertisement -

Amanda Dedej nga fshati Dushk i Lushnjës është 11-vjeçarja që merret me karate dhe ka fituar 27 medalje ari.

Të parën e ka marrë në moshën 8-vjeçare, ndërsa së fundmi është shpallur kampione e Ballkanit. Këtë e cilëson si çmimin më të madh që ka fituar deri tani dhe medaljen e mban në qafë.

“Unë e mora vendin e parë duke bërë 4 ndeshje, duke fituar ndaj sportistes serbe, sllovene, Bosnjë-Hercegovinës dhe turke. Jam ndjerë shumë e lumtur”, tha Amanda.

Është ende shumë e re, po sakrificat e saj për karatenë i kalojnë limitet.

“Unë stërvitem 6 orë në ditë dhe kam, 27 medalje deri më tani. E kam filluar që në moshën 4-vjeçare dhe ëndërroj të bëhem kampione bote në të ardhmen”, tha Amanda.

Rezultatet e Amanda Dedejt, por edhe përhapja e sportit të karatesë në Dushk të Lushnjës është për meritë të trajnerit Lirim Dedej, gjithashtu edhe trajner i ekipit kombëtar. Në këtë palestër stërviten fëmijët nga mosha 4 deri në 14 vjeç nga disa qytete të Shqipërisë./Albeu.com/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...