Mori goditje gjatë sherrit mes të rinjve, ja kush është SHQIPTARI që mbeti i vdekur në Greqi!

Date:

- Advertisement -

Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën në Kalives të Greqisë, pas sherrit mes disa të rinjve.

TCH, shkruan se Orgito Lloci, 20 vjeç është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ushqimet importohen në Shqipëri me kosto më të ulët, por shiten më shtrenjtë për konsumatorët

Tregjet shqiptare, të varura nga importet për shumicën e...

Një biznesmen është ofruar ta ndihmojë, zbulohet ku do të jetojë Parashqevi Simaku

Ikona e muzikës, Parashqevi Simaku e cila u kthye...

Spartak Ngjela: Parashqevi Simaku, një ikonë e shkatërruar nga xhelozia – Historia para dhe pas viteve ’90

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Sara...

Po shkëlqen me ardhjen e trajnerit të ri, Berisha: Më ka dhënë liri për të shprehur cilësitë e mia

Xhampaoli ka ndryshuar hierarkitë në skuadrën e Leçes. Me...