Nagelsmann sheh nga afër potencialin e shkodranit Gruda, sulmuesi shqiptar te Gjermania

Date:

- Advertisement -

Brajan Gruda tregoi klasin në Bundesligë këtë sezon me fanellën e Mainz, aq sa “zgjoi” edhe interesin e Gjermanisë. Trajneri i Panzerave, Nagelsmann do të zgjerojë grupin stërvitor të kombëtares gjermane të futbollit në fazën e parë përgatitore për Kampionatin Evropian, duke përfshirë edhe lojtarin shqiptar, por Gruda nuk do jetë pjesë e Europianit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, faza e parë përgatitore për turneun Euro 2024 do të zhvillohet deri në fund të muajit, teksa skuadra provizore e Gjermanisë do të takohet të dielën. Ky grumbullim i Grudës do t’i japë mundësi trajnerit Nagelsmann për të parë nga afër potencialin e futbollistit, e pse jo, ta ftojë në të ardhmen për kompeticione të rëndësishme.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related