Në Fiershegan po kultivohet limoni më i shtrenjtë në botë, 87 euro për kilogram

Date:

- Advertisement -

Haviari, varianti më i shtrenjtë i limonit në botë, po kultivohet edhe në Fiershegan, Lushnje.

Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçante, i cili njihet me emrin limoni haviar ose limon gisht.

Preardhja e tij është nga Australia e largët.

Fermeri Klodian Hida ka nisur kultivimin 5 vite më parë në tokat e Fiersheganit të këtij varieteti unik në Shqipëri. Aktualisht fidanët që mbolli lëshuan frutat e para të këtij limoni të rrallë dhe për Klodin dhe familjen e tij, kjo ishte diçka e paimagjinueshme.

Ai ka mbjellë 270 rrënjë dhe 3 lloje varietetesh, raporton RTSH.

Tregu i huaj si Italia dhe Franca janë dy shtetet ku ky produkt është shumë i kërkuar. 1 kg të këtyre limonave është shitur për 87 euro i porositur në restorantet e njohura.

Limoni haviar gjen përdorim nëpër sallatra të ndryshme, në peshk, por shumë i kërkuar është edhe për ëmbëlsirat.

Ky varietet unik, ka formë të stërgjatur dhe aromë shumë të fortë.

Tuli i këtij limoni përmban kokrriza të vogla, që janë të forta dhe kur konsumohen të japin ndjesinë e freskisë.

Në dallim nga limonat tradicionale ky limon nuk shtrydhet e nuk nxjerr lëng, por kokrra.

Zona e Lushnjës është e vetmja deri më sot në Shqipëri ku varietet e këtij limoni i janë përshtatur klimes dhe tokës.

Nga resorantet tona nuk perdoret akoma per shkak të çmimit të lartë që ka në treg.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...