Cristian Shpendi vazhdon të marrë vëmendjen këtë sezon. Paraqitjet e tij fantastike me Cesenan në Serie B kanë bërë që pas tij të vihen disa ekipen “big”.
Në Serie A ka interes për shërbimet e tij nga Fiorentina e Napoli, ndërsa kërkohet edhe nga ekipet e Premier League. Së fundmi garës për të i është shtuar edhe Juventusi. “Zonja e Vjetër” sipas mediave italiane do të tentojë që në merkaton e dimrit.
Por sulmuesi shqiptar është i prerë me vendimin e tij. Kushdo skuadër që arrin të sigurojë shërbimet e tij që në merkaton e janarit, duket të presë minimalisht deri në fund të sezonit.
21-vjeçari dëshiron që këtë sezon ta mbyllë me Cesenan në Serie B dhe të arrijë të lujë rregullisht, pasi po shënon gola vendimtarë me italianët. Fatkeqësisht për të aktualisht është i dëmtuar dhe mbetet të shihet se kur do të mund të rikthehet sërish në fushë.