Ore pse këta jemi ne?”! Sarkazma e Sokol Kushtës: Kur humb e barazon Shqipëria thonë që e shitën ndeshjen, po kur fitojmë pse nuk thonë që…e blemë ndeshjen?

Date:

- Advertisement -

Sokol Kushta, një legjendë e Shqipërisë ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”. Në të, kemi bërë një analizë rreth Kombëtares dhe mënyrës sesi kuqezinjtë u paraqitën gjatë gjithë kualifikueses së Europianit, veçanërisht në dy ndeshjet e fundit. Gjithashtu Kushta ka komentuar edhe shortin që ra në grupet e Europianit të Gjermanisë.

“Pashë ndeshjen e fundit të Shqipërisë me Ishujt Faroe dhe u mërzita pak, u mërzita me sjelljen tonë. U mërzita me sjelljen tonë karshi Kombëtares, u sollëm pak të paedukatë, u sollëm pak të paduruar. U sollëm pak agresiv, në futboll ka gjithmonë të fitosh. Në dy ndeshjet e fundit, për mendimin tim, ishin specifike taktike, psikologjike. Unë e dija dhe e mendoja gjithmonë se në këto dy ndeshjet e fundit, ne nuk do të luanim si më para, por do të bënim një strategji dhe ashtu doli. Silvinjo gëzoi shumë në barazimin me Moldavinë dhe nuk është budalla, siguroi gjithçka në atë barazim.
Prandaj ato dy barazimet e fundit ishin skemë taktike dhe psikologjike, kishte ngarkesë të madhe. Pastaj sjellja jonë si tifoz nuk e ndihmoi Shqipërinë me Ishujt Faroe. Ne mendojmë sikur jemi Brazili, ne jemi Shqipëria e vogël që duam të bëhemi të mëdhenj, që po luajmë kundër mëdhenjve. Ne duhet ta ndihmojmë ekipin dhe kur barazon, dhe kur humbet, jo të shkoj mendja direkt: “Jo këta e shitën”. Po mirë, por kur fiton Shqipëria pse nuk thonë pastaj që e blemë, pse nuk e blemë? Aaa, atëherë ishim të mirë. Unë prandaj mërzitem me sjelljen tonë. Po pyesja veten: “Ore pse kështu jemi ne? Kaq shpejt i braktisim njerëzit, momentet?” Ai duhej të ishte moment festiv, u kualifikuam në vendin e parë, me forcat tona”, tha Kushta. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...