Ditën e djeshme u zhvillua ndeshja Shqipëri- Poloni në stadiumin “Air Albania”. Procesi i organizimit ka lënë shumë për të dëshiruar, teksa kontrolli ka zhvatur tifozët.
Një qytetar denoncon për JOQ Albania se gjatë hyrjes në stadiumin “Air Albania”, tifozët janë kontrolluar dhe nuk u janë lejuar as lekët qindarka, kjo pasi mund të bëheshin objekt sulmi.
Bazuar në arsyetimin e qytetarit, nuk bën sens që këto monedha t’iu merreshin tifozëve gjatë kontrollit pasi brenda stadiumit kishe mundësi të blije produkte për të konsumuar si ujë apo birra dhe po ashtu kusuri të kthehej në qindarka.
Për JOQ Albania, qytetari i irrituar shton se do t’i bëhej qejfi nëse ato lekë që u janë zhvatur tifozëve ditën e djeshme të shkonin për bamirësi.
QYTETARI SHKRUAN:
Pershendetje.dije isha ne stadium.na ben kontroll te imtesishem.na zbrezen xhepat nga te hollat cakmak e cdo gje.u be nje grumbull aty te hyrja me te holla aq Sa mos jan mbledh gati 2 /3 mil lek.cdo monedh duhet ta lije aty.plus cakmakun.kam qen ne disa stadiume te europesh edhe sme kishte ndodh ndonjeher kjo gje.pse nuk na informuan direkte qe Sa kaluam kontrollin e pare per kte pjes dhe ne te mernim masat tona por na lan deri Sa shkuam te hyrja tribunes ku ishim dhe pastaj na zbraEn nga cdo gje dhe leket ti linim pertok.e kuptoj qe esht per efekt tifozash dhe ndoshta dikush do perdorte monedhat per te qelluar.paradoksi ishte ky.shkoje te blije dicka brenda kur ishe brenda ne stadium.dhe restua ishte ne lek te holla.ca kuptimi kishte ky veprim?u paguan gjith ata polica per te ber kte kontroll te dyte te te hollave dhe ne fund fare po te doje monedha ti jepnin ato qe shisnin bira apo uje ne stadium bredna.edhe dicka.nqse e keni mundesin te merni ndonje informacion
Kto leke te holla qe u zbrazen dije aty ku shkuan.do me behej qejfi nqse policia do te jepte nje verbal qe te tregonte se te pakten kto leke kan shkuar per bamirsi