Parashqevi Simaku trondit me rrëfimin e saj: Nuk kam fjetur në krevat prej 10 vitesh

Date:

- Advertisement -

Parashqevi Simaku trondit me rrëfimin e saj: Nuk kam fjetur në krevat prej 10 vitesh

Mbrëmjen e djeshme, Elvira Tata, një grua shqiptare që aktualisht jeton në Nju Jork, rrëfeu historinë e trishtë të ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

“Dhjetë vjet rresht pa fjetur në krevat, por jashtë, në mjedise të sajuara.” Kjo është historia e dhimbshme e yllit të këngës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Në një intervistë për Tv Klan, Tata ndau detaje tronditëse nga takimet dhe bisedat me Parashqevi Simakun.

@m_uk22 #parashevisimaku #viral #fyb #shqiperia🇦🇱 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #life ♬ original sound – m_uk22

Fle mbi valixhe në rrugët e Nju Jorkut
Elvira tregoi se këngëtarja e famshme kalonte netët duke fjetur mbi dy valixhe, diku në rrugët e Nju Jorkut.

“Zbrita poshtë dhe nuk e gjeta, u mërzita shumë. Ajo kishte qenë aty, mbi dy valixhe, kishte futur kokën brenda dhe po flinte. E njoha vetëm nga shalli që kishte në qafë,” rrëfeu Elvira Tata.

Një polic i cili e njihte situatën, e detyroi këngëtaren të largohej, por Elvira ndërhyri dhe e ftoi ta shoqëronte.

Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku në Manhatan, veprimi humanitar për të ndihmuar ikonën e muzikës shqiptare.
Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku gjatë takimit ku këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare u sigurua se do të strehohet në zemër të Manhatanit.

Një darkë që mbeti në kujtesë
Pas një momenti emocional, Elvira e çoi Parashqevi Simakun në një restorant aty pranë, ku këngëtarja kërkoi mish, duke thënë: “Kam mall nga Shqipëria.”

Elvira vazhdoi:

“Ne i thamë se do të kalonim një darkë të veçantë, që e quajtëm ‘Ditëlindja e Parashqevisë’. Ajo më tha: ‘Unë nuk kam bërë kurrë ditëlindje’ dhe iu mbushën sytë me lot.”


“Nuk kam fjetur në krevat prej 10 vitesh”
Pasi e sistemuan në një dhomë hoteli në Manhattan, Parashqevi rrëfeu diçka që preku thellë të pranishmit:

“Më lini këtu dhe mos më nxirrni nga hoteli për disa ditë, se nuk kam fjetur në krevat prej 10 vitesh.”


Vendimi i saj për të jetuar si e pastrehë
Elvira Tata dhe Blendi Fevziu treguan se Parashqevi Simaku fle ku mundet: në rrugë, stacione treni dhe zona të tjera të Nju Jorkut. Shumë shqiptarë që e njihnin përpiqeshin t’i ofronin ndihmë, por ajo e refuzonte.

Fevziu tha:

“Kjo ishte një zgjedhje e saj në një moment traume, pas humbjes së fëmijës. E vetmja fjalë që i përsëritej të gjithëve ishte: ‘Po pres të më sjellin djalin’.”

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related