Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës?! Punonjësit: Nuk na japin rrogat

Date:

- Advertisement -

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës janë pezulluar ditën e sotme për shkak të protestave të punonjësve, të cilët kanë bllokuar hyrjen në kantier për të kërkuar rrogat e prapambetura.

Para mediave, punonjësit kanë deklaruar se janë pa paga për disa muaj dhe ndihen të lënë pas dore nga drejtuesit e projektit. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protestat deri në një reagim konkret nga kompania ‘Mabco Constructions SA’ e oligarkut nga Kosova, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit e ka mendjen e fjetur pasi e di që edhe nëse nuk del me fitim nga aeroporti i Vlorës do të kompensohet nga Buxheti i Shtetit që furnizohet drejtpërdrejt nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Kontratat e partneritetit publik privat mes qeverisë shqiptare dhe Pacollit u lidh në prill të vitit 2021 dhe vlera e investimit e parashikuar në kontratë është rreth 103 milionë euro (pa TVSH). Por, kontrata parashikon garanci financiare në favor të investitorit nga qeveria shqiptare. Në rast se të ardhurat minimale të parashikuara në planin e biznesit të operimit të aeroportit nuk realizohen, kompania koncesionare do të përfitojë një shumë që mund të arrijë deri në 138 milionë euro përgjatë 10 viteve pas fillimit të operimit të aeroportit.

Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024 dhe të nisë operimin në vitin 2025, por që prej dhënies së lejes për ndërtimin ka patur shumë protesta nga organizata shqiptare dhe ndërkombëtare pasi aeroporti dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën e mbrojtur pranë Lagunës së Vjosë-Nartës dhe ekosistemet e saj.
Burimi i lajmit: https://joq-albania.com/artikull/1227633.html

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....