“Po e shkatërroni futbollin, humbasim pikë dhe pastaj na kërkojnë falje arbitrat”, Nesta shfryn pas ndeshjes: Milanin duhet ta mundnim 3-1 që në pjesë të parë

Date:

- Advertisement -

Alesandro Nesta është paraqitur mjaft i zemëruar në intervistën e dhënë për “Sky Sports”. Trajneri i Moncës ka shprehur pakënaqësinë e tij për golin e anulluar të Motës, pasi arbitri sinjalizoi një faull të shkaktuar ndaj Teo Hernandezit gjatë aksionit të golit. Ish-lojtari i Milanit ka deklaruar pas ndeshjes se këto vendime po e shkatërrojnë futbollin.

“Jemi shumë të inatosur. Kështu shkatërrohet futbolli. Duhet të kthehemi te vlerësimet në fushë që bëheshin në të shkuarën. Tani i fryjnë bilbilit edhe kur dikush të shkel thoin dhe kjo e shkatërron futbollin. Njerëzit nuk e duan këtë. Pas gabimit me Atalantën, na dërguan mesazh për të na kërkuar falje, por ne po humbasim pikë dhe kjo nuk është e mundur. Pjesa e parë duhet të kishte përfunduar 3-1. Rregullat duhet të përshtaten me futbollin dhe jo e anasjellta. Përndryshe, njerëzit humbasin entuziasmin”, ka deklaruar Alesandro Nesta./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...

1+1=2! Çfarë na mësoi humbja me Ukrainën?

Shqipëria humbi në shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në ndeshjen...