Po shiste drogë në një festë në Dhërmi, arrestohet menaxheri i Efit dhe gazetari i Rozës

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme në Vlorë u arrestuar tre persona që po shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një festë që po zhvillohej në Dhërmi. Efektivët e antidrogës të Policisë të qytetit bregdetar, vunë në pranga shtetasit Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç.

Personat në fjalë të tre me banim në Tiranë, u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi. Droga ishte gati për shitje, ndërsa të rinjtë kishin me vete edhe 1 peshore elektronike, një shumë e konsiderueshme parash e fituar nga shitja e lëndës narkotike.

Ndërkohë mësohet se nga të arrestuarit, Xhoi Bare është shoku i ngushtë dhe menaxheri i ish-banores së BBV2, Efi Dhedhes. Kujtojmë se Bare ka qenë edhe gazetar në emisionin “Why Not” të Roza Latit, aty ku bënte personazhin e “jashtëtokësorit”.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....