Pse askush nuk foli për rastin e Jani Rustemaj?

Date:

- Advertisement -

Çfarë ndodhi me Jani Rustemaj?

Jani Rustemaj ishte një i ri 27-vjeçar nga komuniteti Rom i cili u arrestua në datën 13 prill për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atletesh. Referuar deklaratave të policisë, gjatë qëndrimit të tij në mjediset e bllokut te sigurisë “Mine Peza”, ai shfaqi probleme shëndetësore dhe u njoftua shërbimi i emergjencës mjekësore. Gjithmonë sipas policisë, pas ndihmës së dhënë, gjendja shëndetësore e tij u përmirësua. Nga mediat mësohet se sipas kartelës mjekësore, të riut iu dha metadon për qetësim pasi dyshohej se ishte i varur nga substancat narkotike. Por pas kësaj, ai është ndjerë keq. Pavarësisht kësaj, të nesërmen, më 15 prill, Rustemajn e kanë shoqëruar për në Gjykatë.

Gjykata nga ana e saj pavarësisht gjendjes shëndetësore të tij, i vendosi masën e sigurisë të arrestit me burg. Një ditë më pas, në datën 16 prill, Jani Rustemajn e kanë dërguar në mjediset e paraburgimit tek 313. Këtu ka ndodhur një episod i çuditshëm pasi autoritetet e 313 nuk kanë pranuar ta marrin në dorëzim sepse ishin të mbingarkuar. Si pasojë policia e ka rikthyer përsëri në mjediset e Bllokut të Sigurisë “Mine Peza”. Ndërkohë në datën 17 prill Rustemaj është transportuar në QSUT pasi ka shfaqur shqetësime shëndetësore. Nuk dihet nëse ka ardhur në QSUT në gjendje kome apo ka rënë në këtë gjendje pas mbërritjes, megjithatë 27-vjeçari ka qëndruar në gjendje kome deri pak ditë më parë ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Përse ngjarja është e dyshimtë?

Ngjarja filloi të konsiderohej e dyshimtë pasi policia nuk kishte bërë asnjë njoftim për këtë ngjarje. Vetëm pas denoncimit të nënës së Jani Rustemaj në media, policia u detyrua të dilte me një deklaratë ku shpjegoi se çfarë kishte ndodhur sipas saj.

Akuzat e familjarëve për dhunë nga policia

Ditën e sotme u krye ceremonia mortore e të ndjerit. Gjatë rrugës për në varreza, autokolona ndaloi për pak momente para Ministrisë së Drejtësisë për të protestuar në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit. Para kamerave familjarët hodhën akuza të rënda në drejtim të shtetit.

“Dhëmbi i thyer dhe veshi i nxirë”

Disa nga familjarët e të ndjerit hodhën akuza të rënda për dhunë nga ana e shtetit: “Kontrollova djalin dhe ka pasur dhëmbin e thyer dhe pjesën e veshit të nxirë. Në Spital nuk na lejonin ta shikojmë.

“Ia kanë thyer këmbët me dru”

Një tjetër deklaratë e fortë e familjarëve ishte edhe ajo se kishin konstatuar se kishte këmbët të thyera: “Janë kanë thyer këmbët djalit me dru” – ka thënë një prej familjarëve të të riut.

“E ka vrarë shteti”

Babai i të ndjerit vijoi me deklaratat e forta ku u shpreh se kishte dyshime se djalin ia kishte vrarë shteti: “Dyshimet e mia janë se atë e ka vrarë shteti. Nuk e di se nuk po më jep njeri përgjigje se kush ma ka vrarë djalin dhe ai person të mbajë përgjegjësi. Kemi dhe dyshime, ne duam drejtësi. Ai ka vdekur nga dhuna.” tha babai i tij.

“Ma morën djalin si kokrra e mollës dhe ma sollën me arkivol. Djali im nuk ka pasur asgjë. Duam drejtësi për djalin tim. Ne dyshojmë për dhunë”, tha e ëma e Rustemaj.

Më tej një e afërme e 27-vjeçarit u shpreh: “Dua drejtësinë e çunit. Kush e ka rrahur, kush e ka nxirë nga policia. Ka pasur shenja dhune. Ishte I nxirë nga trupi, te këmbët. Ia kishin thyer këmbët. Me dru ia kishin thyer këmbët”.

“I kishin dhënë shumë metadon”

Një tjetër deklaratë e fortë ka qenë ajo e nënës së të ndjerit e cila në një emision televiziv ka deklaruar se një mjek i kishte thënë se djalit i kishin dhënë shumë metadon: “Pas disa ditëve, më erdhi policia në shtëpi, më thanë shko në spital se ke çunin me ftohje. Djali ishte shumë keq, doktori tha nuk kam shpresa. Ai ishte shumë mirë, i çoja paketa. Nuk e di, ishte shumë mirë. Doktori më tha i kanë dhënë shumë metadon. Ai pinte hashash, e dija që pinte, jo shumë, ishte për bukuri.”

Më tej në një emision televiziv e ëma është shprehur se: “Djali im nuk vdiq nga metadoni, djalin tim e ka rrahur policia e shtetit. Ka pyetur shumë çuna që vijnë marrin metadon këtu, më thanë zonjë djalin tënd se kemi parë asnjëherë këtu që të vijë të marrë metadon. Të hapin kamerën se ka kamerë këtu. E pashë vetë kamerën tani këtu. Ta hapin kamerën të shohin ka ardhur djali im këtu apo jo”.

Dyshimet për diskriminim racor

Sipas mediave, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka realizuar një raport sipas të cilit Jani Rustemaj është diskriminuar nga ana e autoriteteve për shkak të përkatësisë së tij ndaj komunitetit Rom. Kjo vërehet në rastin e mospranimit nga ana e 313-tës për ta pranuar në mjediset e tij se gjoja kishte mbipopullim. Por sipas konstatimeve të KSHH kjo nuk është e vërtetë pasi në atë ditë kishte 50 vende të lira. Nga ana tjetër KSHH ka konstatuar se edhe në mjediset e paraburgimit Nr. 302, është refuzuar të merrej nën administrim pasi “nuk pranon këtë kategori të arrestuarish” duke specifikuar edhe në këtë rast diskriminimin racor.

Heshtja e të gjithëve ndaj këtij rasti

Dyshimet për diskriminim racor i përforcon edhe fakti se thuajse askush nuk foli për rastin për shkak se ishte pjesëtar i komunitetit Rom. Nuk u dëgjua të flasë as opozita, as mediat e as shoqatat e organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për një periudhë shumë të gjatë prej disa javësh deri në momentin që u bë mediatike.

Shpesh jemi ankuar se shqiptarët janë diskriminuar nga të huajt kur kanë shkuar si emigrantë në vende të ndryshme të botës. Por a jemi edhe ne vetë një shoqëri diskriminuese ndaj racave të tjera?

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...