Lidhja e Kristit me Kejsin është kthyer në kryefjalë ditët e fundit në median rozë. Shkak janë bërë reagimet e Zazës, të dashurës së Kristit jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, por edhe reagime e Sabianit, i cili ka dalë kundër kësaj romance të vajzës së saj teksa Kristin e ka qujtur një “çapaçul” që luan me dy porta.
Por, Kejsi duket e bindur se Sabiani nuk del kundër vendimeve të saj. E pyetur ditën e djeshme nga Luizi, Kejsi deklaroi se edhe nëse babai i saj del kundër lidhjes me Kristin, ajo do të ndjekë zemrën dhe do i dalë kundër Sabianit.
Biseda
Luizi: Ke lënë për t’u kuptuar që je shumë e lidhur me babin dhe nëse kur të dalësh nga këtu të thotë që nuk duhet të vazhdosh më asnjë sekondë me Kristin, si reagon ti?
Kejsi: Nuk ka për të patur reagim të tillë. Me aq sa e njoh unë nuk do ndodhi ajo, por edhe nëse ndodh unë do ndjek zemrën time.
Luizi: Do i dalësh kundra?
Kejsi: Po.