Artisti Robert Aliaj ka reaguar me revoltim ndaj situatës së këngëtares Parashqevi Simaku, e cila së fundmi u shfaq në një video duke marrë ndihma nga fëmijë amerikan dhe duke jetuar në kushte të vështira.
Në një lidhje direkte për emisionin “Open”, Aliaj kritikoi ashpër biznesmenin Elton Ilirjani, i cili ndihmoi Simakun duke e strehuar në një hotel në Nju Jork dhe duke ndarë momente nga ndihma e tij në rrjetet sociale.
@albaniaskrapar♬ suono originale – KENGE POPULLORE JUGU 🎙🎹🎵
Robert Aliaj tha: “Mënyra se si u përdhunua Parashqevia këtë radhë është e turpshme. Me naivitetin e saj, ajo u gëzua dhe këndoi, por gjesti i filmimit dhe publikimit të gjithçkaje është për spektakël.”
Ai e quajti biznesmenin sharlatan që ka pesë lekë dhe i cili e shfrytëzoi situatën e Simakut për vëmendje dhe klikime.
Robert Aliaj kritikoi publikisht biznesmenin Elton Ilirjani, duke e konsideruar gjestin e tij ndaj Parashqevi Simakut si përfitim mediatik dhe jo ndihmë të sinqertë. Videoja e Simakut dhe publikimi i momenteve private solli reagime të forta nga artisti, i cili e cilësoi situatën si imorale dhe jashtë etikës. “Turp i madh,” përfundoi ai.