Shkodrani i talentuar braktis Shqipërinë, zgjedh të luajë për Greqinë

Date:

- Advertisement -

Dy vite më parë, futbollisti me origjinë shkodrane, Andrea Ndoji vendosi të braktiste Shqipërinë, duke zgjedhur kombëtaren e Greqisë.

Këta të fundit mbetën jashtë Europianit 2024, ndërkohë që Ndoji ka arritur më në fund të sigurojë një ftesë mes 27 lojtarëve të tjerë për ndeshjet miqësore me Gjermaninë dhe Maltën.

Djaloshi me origjinë nga Shkodra i lindur në Athinë, kërkoi te FIFA të largohej nga 17-vjeçarët kuqezi, për t’iu bashkuar Greqisë. Më pas ai u largua nga 19-vjeçarët grekë, për të luajtur me Shpresat e Shqipërisë.

Lëvizjet e shpeshta bënë që FIFA ta bllokonte për gati 1 vit e gjysmë trasferimin e tij sërish te grekët, teksa tashmë duket se është gati për të dhënë kontributin e tij për helenët. Për sa i përket karrierës në klube, ai është pjesë e Olimpiakosit, ku aktivizohet si qendër mbrojtës.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related