“Shqipëria do të luajë me zjarr në sy dhe thikë ndër dhëmbë”! Media polake na frikësohet: E kanë seriozisht tani, duan Europianin

Date:

- Advertisement -

Ndryshe nga mediat çeke të cilat na nënvlerësuan dukshëm në ndeshjen e parë, në Poloni e kanë marrë shumë seriozisht Shqipërinë. Kjo vjen për dy arsye të forta, e para sepse polakët kanë vuajtur në dy ndeshjet e fundit kundër nesh dhe e dyta për faktin se një tjetër humbje pas kësaj forme të dobët, do të ishte shkatërruese për ta.

Media polake, “Sport Interia”, ka bërë një përshkrim të Shqipërisë. “Një fitore e Shqipërisë sot do t’i afrojë shumë më Europianin e dytë në histori. Prandaj Shqipëria do të hyjë në fushë me zjarr në sy dhe thikë në dhëmbë. Mundja e një ekipi të tillë mund të jetë vërtet një sfidë e madhe. Tifozët polakë mund të njohin fare mirë Berat Gjimshitin, Myrto Uzunin, Elseid Hysajn, Thomas Strakoshan, por edhe Cikalleshi është në formë të mirë, 3 gola dhe 1 asist në katër ndeshje në elitën e Turqisë.

Ndoshta nuk janë lojtarë që janë pjesë e ekipeve të nivelit më të lartë, por të gjithë këta futbollistë luajnë në kampionatet më të forta europiane. Pa harruar një trajner që ka luajtur në nivelin më të lartë të mundshëm”, shkruan Interia. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....